Personi që shkaktoi vdekjen e 24-vjecarit në Kafaraj të Fierit, është arrestuar nga policia. Shoferi u identifikua si K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë ku humbi jetën Flamur Tahaj, pasi një autoveturë u përplas me motorin e tij.
Pas përplasjes makina përfundoi në kanal dhe drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes. “Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja”, njoftoi policia. Viktima po lëvizte me një motor me targa greke.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj. Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.