Aktualitet

Përplasja, Basha rrit tonet, Berisha sot në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 21/09/21 |
Mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rritur tonet në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar, ku ka pasur debat lidhur me përjashtimin e Sali Berishës. Basha është shprehur se nuk do të lejojë lëvizje antiamerikane dhe se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet. Ndërkohë, sot Sali Berisha zbret në bazë me lëvizjen Foltore, ku do të ketë takim me mbështetësit në Fier






Lulzim Basha është deklaruar i prerë se nuk do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar, edhe në rast se ish kryeministri Berisha do bëjë 1500 firma për këtë qëllim. Deklarata ka ardhur në mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, çka ka sjellë dhe reagimin e deputetëve që janë rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Deputeti Flamur Noka, ka debatuar me kryedemokratin lidhur me vendimin e tij. Por qëndrimi i Bashës ka qenë i palëkundur, dhe i njëjtë me atë që ka mbajtur publikisht.


Basha tha se ky ka qenë një prej vendimeve më të vështira që ka marrë, por paralajmëroi se nuk do të lejojë grupe me frymë antiamerikane në PD. “I ngule thikën pas shpine Berishës”, mësohet t’i ketë thënë Noka-Bashës. “Brenda PD nuk do të krijohet një grup që mbron apo bën qëndrime antiamerikane. Deputetët të mos i referohen gjysmë të vërtetave. Ky ka qenë një nga vendimet më të vështira që kam marrë në krye të PD”, i është përgjigjur kryedemokrati Basha.







Berisha
Vetë Berisha ka lajmëruar një takim sot me demokratët e Fierit në orën 18.00. Pas përfundimit të Kryesisë së grupit parlamentar të, ai ka reaguar me anë të një statusi ku shprehet se Basha tashmë nuk është më kryetar i asaj partie “Miq, ish-kryetari sot (dje) shpalli non-grata bazën e partisë”. Vetë Partia Demokratike me anë të një njoftimi sqaron se në asnjë rast Basha nuk e ka etiketuar bazën e partisë si antiamerikane. PD është e mendimit se ky është një trillim i qëllimshëm, që bëhet për interesa personalë të individëve të caktuar. “Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve”, thotë deklarata.




Statuti
E megjithatë, statuti është i qartë dhe detyrues në të tilla raste. Pra, në qoftë se Berisha arrin të mbledhë 1500 firmat e delegatëve të kuvendit, dhe t’ia paraqesë ato kryesisë apo kryetarit të PD-së, dhe ky i fundit Këshillit apo Kryesisë lind detyrimi për të thirrur Kuvendin kombëtar. Neni 43, pika 2 është i qartë. “Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”. Çdo vendimmarrje tjetër, pra pengimi i thirrjes së këtij organizimi, do ishte në shkelje të dokumentit themeltar të partisë. Statuti nuk parashikon raste të veçanta kur të jetë kryer kjo procedurë dhe kryetari të refuzojë paraqitjen e firmave kryesisë apo këshillit.



Debati në PD
Flamur Noka: Me këtë vendim i ke ngulur thikën pas shpinës Sali Berishës.
Lulzim Basha:
Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.
Flamur Noka: Vendimin për Berishën duhet ta marrin vetëm forumet drejtuese të PD.

Lulzim Basha: S’ka për të pasur grup antiamerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçare partinë dhe demokratët. Deputetët të mos i referohen gjysmë të vërtetave. Ky ka qenë një nga vendimet më të vështira që kam marrë në krye të PD.

*

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për median pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai është shprehur se diskutuan për strategjinë e opozitës në Parlament, teksa tha se armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama.

“Diskutuam strategjitë e opozitës në Parlament. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama. Me atë do luftojmë të gjithë me strategji dhe me çdo mjet tjetër”, tha Alibeaj ndër të tjera.

Kujtojmë që Kryesia e Grupit Parlamentar u mblodh sot rreth orës 12.30. Ndërsa më herët socialistët janë mbledhur sipas asaj që ka deklaruar Taulant Balla, puna e PS do të fokusohet te ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e procesit të vettingut.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas