Kronika

Përplasja e Abedin Oruçit me Policinë – Vendosen në pranga 6 të afërmit e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 13/01/21 |
mapo.al

Vendosen në pranga 6 persona të afërm me ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi. Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, banues  në fshatin Mamëz dhe Kukës.





Të afërmit e ish-kryetarit të Këshillit të Qarkut Kukës janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pas konfrontimit fizik që Abedin Oruçi pati me efektivët e policisë, duke i kanosur me armë zjarri dhe duke i lënë të lënduar ndërsa është larguar.


Policia bën të ditur se ata ishin në krah të tij. Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet: E. O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç.




Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Sakaq u proceduan në gjendje të lirë 5 të tjerë, banues të fshatit Mamëz dhe Kukës: E.O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç.


Oruçi akuzohet për ndërtim të paligjshëm dhe ka një urdhër ndalimi nga ana e Prokurorisë së Kukësit, sikundër një masë sigurie “detyrim paraqitje” ku akuzohet për “Armëmbajtje pa leje”.

Abedin Oruçi është denoncuar herët nga Partia Demokratike si një personat me precedentë penalë të promovuar nga kryeministri Edi Rama.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Kurbin

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në zbatim të planit operacional për kapjen e shtetasit në kërkim Abedin Oruçi, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme kanë organizuar punën dhe shkuar në ambientin e lokalit në pronësi të tij.

Në momentin që punonjësit e Policisë kanë hyrë brenda ambientit, persona të afërm të këtij shtetasi janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e Policisë.

Shtetasi Abedin Oruçi, duke përfituar nga ky fakt dhe duke i kanosur me armë zjarri punonjësit e Policisë, ka mundur të largohet.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me ketë ngjarje, u arrestuan në flagrancë të shtetasit:

E.O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

U proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit: R.S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor shtetasit Abedin Oruçi, 54 vjeç dhe  P. O., 46 vjeç, banues në Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas