Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me kallëzimin e tre efektivëve të policisë ndaj Pjerin Ndreut me pretendimin se i ka ofenduar dhe ka penguar detyrën.
Basha ka reaguar edhe për ngjarjet kriminale dhe aksidentet rrugore në vend.
Kryedemokrati thotë se punonjësit e policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Basha thekson se zgjidhja e vetme për të parandaluar ngjarjet kriminale është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.
Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.
LEXO EDHE:
“S’e rruaj për ju, jeni legena” – Tre policë kallëzojnë penalisht Pjerin Ndreun