Aktualitet

Përplasja me 1 të vdekur e 5 të plagosur, reagon policia, detajet






               Publikuar në : 14:27 - 04/07/19 |
mapo.al

Policia ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë në Kavajë. Policia thotë se një kalimtar i rastit ka humbur jetën, ndërkohë që janë plagosur 5 persona të tjerë. Policia thotë se autorët e kësaj ngjarje janë dy vëllezër, Marjus Aliu dhe D.Aliu.


Njoftimi

Kavajë / Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.
Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Lexo edhe:

‘Far West’ mes dy grupeve në Kavajë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

‘Far West’ në Kavajë, emri i autorit dhe të plagosurve (Foto+Video)

Pamje të rënda/ Ishte kalimtar, burri i vdekur në mes të rrugës

 


Etiketa: , ,

Pas