Pesë muaj pas përplasjes me armë në Bllok është dorëzuar nga polici, biznesmeni Ervin Mata. Ai ishte një nga presonat present në ngjarjen e rëndë që ndodhi në lokalin “Monopol” me 4 Tetor në mbrëmje.
Ervin Mata u arratis për tu dorëzuar një ditë më parë pranë policisë së Tiranës. Në atë ngjarje të frikshme, mbeti i vrarë shoku i Ervis Martinajt, Fabiol Gaxha. Vetë Martinat dhe shoku tjetër Elion Hato mbetën të plagosur.
Në dëshminë e dhënë dje para grupit hetimor, Ervin Mata ka mohuar të ketë përgjegjësi për vrasjen e Gaxhës. Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo. Komandoja Meviol Billo, që dyshohet se ka qëlluar Fabiol Gaxhën, vazhdon të jetë në kërkim.
Sakaq, Ervin Mata pritet të dalë nesër (e hënë) në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë, pasi masa paraprake “arrest me burg” është dhënë kur ai ishte në kërkim. Mediat raportojnë se ka shumë gjasa që ai të lirohet dhe të hetohet në gjendje të lirë. Gjithsesi kjo pritet për tu parë nesër.
“Ervin Mata është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ‘Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal”, deklaroi policia.
Pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja