Tuesday, December 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Atentat me armë zjarri prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja

by mapo.al
01/11/2019
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku tre persona mbetën të plagosur. Burime për MAPO bëjnë të ditur se shënjestër e atentatit ka qenë prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Ai ndodhej në makinë së bashku me dy persona të tjerë të identifikuar si Landi Muharremi i cili njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe tjetri është Andi Maloku, 30 vjeç, i cili është shoferi i prokurorit.



Automjeti tip Benz i prokurorit pas atentatit




Vendi ku ndodhi ngjarja pranë mbikalimit të Shkozetit

Prokurori Arjan Ndoja është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku po i nënshtrohet një operacioni, pasi ka marrë dy plumba në trup. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes prokurori ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz ML” me targa AA 333 ZD, kur është qëlluar nga një makinë tjetër. Makina është në pronësi të Fadil Callikur, por përdorej nga prokurori. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë duket një automjet Fuoristradë teksa ndjekur makinën e prokurorit. Në drejtim të automjetit është qëlluar nga një armë zjarri kallashnikov dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur plot 15 gëzhoja.


Prokurori Arjan Ndoja

Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të akuzave pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ai i shërbente bandave kriminale në qytetin e Durrësit dhe se iu bënte presion e shantazh punonjësve të administratës publike. Akuza ndaj prokurorit hodhi edhe zv/kryeministri Erion Braçe pas arrestimit të ish-kreut të Kadastrës së Durrësit për shpërdorim detyre.

Prokurori Arjan Ndoja

Njoftimi i Policisë

Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

LEXO EDHE:

Momenti kur prokurori nxirret nga makina pas atentatit (VIDEO)

“Punon për bandat”/ Çfarë tha Rama për prokurorin Arjan Ndoja

“Far West” në Durrës, shkëmbim zjarri nga dy automjete (DETAJE)

Tags: Aleksander LahoArjan NdojaAtentat prokurorit Arjan NdojaDurrësLandi Muharremi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
E kërkon Dortmund, Mourinho merr ofertë nga Premier League

E kërkon Dortmund, Mourinho merr ofertë nga Premier League

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In