Janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për përplasjen e djeshme me armë në Elbasan, ku mbeti i plagosur Elvis Koçi.
Uniformat blu bëjnë të ditur se është vendosur në pranga një 21-vjeçar me inicialet F.F. , banues në Elbasan, si dhe një bashkëmoshatar i tij, F.F., për moskallëzim krimi.
Sakaq, vijojnë kërkimet për Migert Qosjen dhe bashkëpunëtorin e tij me inicialet A.C.
Përplasja me armë zjarri ndodhi dje rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, gjatë një konflikti të çastit mes Elvis Koçit dhe Migert Qosjes.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, u konfliktua fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas të dy palët qëlluan në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.
Si pasojë Elvis Koçi u plagos lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, tentoi të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por u arrestua dje në flagrancë.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.
F. F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.