Kryeministri Edi Rama ka komentuar situaten e tensionuar që u krijua sot në Komisionin e Medias.
Deputetët e PD kërkuan dhe tentuan ta nxjerrin jashtë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.
‘Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht (se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup?🤼♂️🐓🥋🎭’, shkruan Rama ne nje postim ne rrjetet sociale.
Në sherr u përfshinë disa deputetë të PD, teksa Flamur Noka ishte i pari që u ngrit nga karrigia për të larguar nga mbledhja kryebashkiakun Veliaj.