Aktualitet

Përplasja me FNSH, banori i “Astirit” në spital i fashuar/FOTO+VIDEO









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 07/05/19 |
mapo.al

Banorët e Astirit u përplasën sot me qindra forca policore në “Unazën e Re” teksa po protestonin kundër pranisë së kryeministrit Edi Rama në një biznes aty pranë.



Në video është dëshmia tronditëse e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës. Astriti është një nga banorët që proteston me muaj të tërë kundër projektit korruptiv të Unazës së Re që prish pa shpërblim shtëpinë e tij dhe të rreth 2 mijë banorëve të tjerë.





Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.



Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas