Gjykata për Krime të Rënda shpalli të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.
Sipas gjykatës në Audi-n që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u shpall fajtor dhe u dënua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.
Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.