Aktualitet

Përplasja me armë në ish-bllok, Meviol Bilo s’do bëjë burg – Vendimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 18/06/21 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për Meviol Bilon, i akuzuar për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor 2018.






Akuza me të cilën ish-komando i Forcave të Armatosura u dërgua për gjykim, është ajo e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj shtetasit Elion Hato.


Bilo u dënua nga gjykata me 7 vite burg për plagosje e armëmbajtje pa leje. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i Meviol Bilo u reduktua në 4 vite e 8 muaj burg, por edhe ky dënim i është konvertuar në shërbim prove.







Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se klienti i tij kishte reaguar duke përdorur armën për shkak se i rrezikohej jeta.



Sipas Prokurorisë, krimi besohet se ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes dy grupeve në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Më herët, Meviol Bilo ka arritur të shpallet i pafajshëm për vrasjen e Fabjan Gaxhës, pasi sipas gjykatës ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.



Ish-komandoja i Forcave të Armatosura, vijon të jetë në arrati që prej ngjarjes, 3 vite më parë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas