Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia sot (e shtunë) në orën 9:30 do të jetë para togave të zeza në Shkodër për të mësuar masën e sigurisë. Spahia u arrestua dy ditë më parë pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe mbështetësve të PD-së në KZAZ e Shkodrës.
Arrestimi i tij u bë ‘live’ në kohën që Spahia po shkonte në një studio televizive ku ishte i ftuar. Në mbështetje të Bardh Spahisë do të jenë nesër në Gjykatën e Shkodrës të gjithë kolegët e grupit parlamentar të PD-së.
Lexo edhe: Video/ Ish-deputeti Bardh Spahia arrestohet në transmetim live