Saturday, September 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përplasja para kryeministrisë: Ja çfarë paralajmërojnë minatorët

by mapo.al
21/03/2018
in Kryesore
0

“U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!” 

Më këtë thirrje dhjetra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre dolën sot para kryeministrisë. Ata tentuan që të futen me forcë në ambientet e kryeministrisë, por u penguan nga forcat e policisë.



Sindikata e Minatorëve akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, të cilin e rrëzoi me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit.

“Zoti kryeministër jeni ju fajtori që arriti puna deri këtu, ju kujtoni se jeni trim se nuk po uleni në debat me ne. Por është e kundërta, jeni frikacak. Ju kujtoni se duke na vënë policinë përpara po zbatoni ligjin, por është e kundërta kryeministër. Ju po përdorni policinë për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe padrejtësinë tuaj. Ne nuk jemi për këtë”.

Por cilat janë kërkesat e Sindikatës së Minatorëve?

Fiqiri Xibri: Pensioni minimal që nuk duhet të jetë më pak se 175% të pagës minimale, kërkojmë përshkallëzimin e moshës së pensionit që është turp dhe faqja e zezë që një minator që ka punuar 12 vjet e gjysmë del 55 vjeç në pension dhe një që ka punuar 12 vjet e 5 muaj nuk del dhe del 65 vjeç. Ky është turp e faqja e zezë. Ka edhe kërkesa të tjera pastaj në lidhje me trajtimin shëndetësor, ata që aksidentohen në punë, ata që humbin jetën në punë.

Mazhoranca rrëzoi projektligjin e propozuar nga deputeti Përparim Spahiu me pretendimin se ai binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk parashikonte kostot ndërkohë një tjetër draft është duke u përgatitur në lidhje me statusin e minatorit këtë herë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Minatorët bllokuan edhe rrugën kryesore. Rreth orës 12:07, policia i kërkoi kreu të Sindikatës, Fiqiri Xibri të shpërndajë protestën pasi kishin marrë leje për të protestuar deri në orën 12:00. Një gjë e tillë është kundërshtuar.

Në orën 12:23, përfaqësues të qeverisë kanë kërkuar të ulen në bisedime me dy përfaqësues nga minatorët. Këta të fundit do përfaqësohen nga kreu i Sindikatës, Fiqiri Xibri dhe nënkryetari Bardhyl Mula.

“Të ulemi në bisedime, nuk zgjidhet gjë me protestë”, janë shprehur përfaqësuesit e qeverisë.

Pas takimit, protesta u mbyll.  Kreu i Sindikatës, Fiqiri Xibri, në një prononcim për Ora News pas protestës tha se deri tani ka munguar vullneti nga ana e qeverisë. Duke komentuar tensionet dhe përplasjen e protestuesve me policinë, Xibri nënvizoi se në demokraci dhuna është edhe pozitive.

Xibri: Ne jemi të bindur se po të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë, çështja zgjidhet se nuk ka gjë të pazgjidhshme. Jemi 200% me të drejtën që na takon, kemi kërkuar dhe më pak madje se na takon. Mjafton të ulemi dhe të diskutojmë, argumentet flasin. Protesta realizoi qëllimin e vet. Pavarësisht se ne u detyruam ta eskalonim, por në demokraci dhuna është edhe pozitive, jo vetëm negative. Është dhunë e butë.

Por nëse nuk do të priten nga Rama, siç edhe u dakordësuan me përfaqësuesit e qeverisë, Xibri premton rikthimin tek protesta.

Xibri: Nëse nuk zhvillohet takimi javën që vjen, do jemi përsëri këtu. Uroj të mos jemi. Uroj të ketë filluar reagimi ashtu siç u bisedua sot.

Tags: Kryeministriaminatoretperplasjeproteste

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Lajmi që shkaktoi bujë: Përse u arrestua Nicolas Sarkozy

Sarkozy përballet me ditën e dytë të marrjes në pyetje

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In