Kryesore

Përplasja për gazetarin Kasmi, tension mes deputetëve Vokshi dhe Ylli, ja debati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 30/05/18 |
mapo.al

Ka pasur tensione në mbledhjen e sotme të Komisionit të Mediave, teksa Albana Vokshi dhe deputeti i PS-së Fidel Ylli janë përplasur mes tyre.






Vokshi vuri si temë dite, dhunën sipas saj që ushtroi policia ndaj gazetarit Bledi Kasmi. Deputetja e PD-së bëri thirrje që kolegët e saj të reagonin, duke thënë se dhuna është e patolerueshme.


Po gjatë fjalës së saj është ndeshur me reagimin e Yllit, i cili tha se Kasmi nxiti dhunën, dhe nuk kishte shkuar në protestë si gazetar. Ai shkoi më tej duke thënë se në shesh janë vrarë deputetë, gjë e cila në dijeninë tonë nuk ka ndodhur.







Vokshi: Me urdhër të Ramës është mbyllur portali satirik kryeministri.com, pasi vinte në lojë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Do të kërkojmë seancë dëgjimore me drejtuesit e AKEP-it. Nuk mundet të censurohet, që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP-i ta mbyllë.




Një tjetër ngjarje e rëndë, në datë 26 kryeredaktori i ‘RD’ është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale. Plaga ka qenë e thellë, ka marrë 10 qepje në kokë. Kam hartuar një deklaratë për të firmosur, ju ftoj edhe ju, për lirinë e medias dhe shtypit.

‘Dhuna ndaj kryeredaktorit. Ne deputetët e këtij komisioni dënojmë me forcë dhunën ndaj kryeredaktorit të medias së parë të lirë në Shqipëri. Kasmi u godit nga policia. Mjekët nuk u trembën nga kërkesa për të manipuluar raportin mjekësor. Kërkojmë thirrjen me urgjencë në seancë të Kasmit, zbardhjen e kësaj ngjarje dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe Xhafës që të dënojnë dhunën.

Fidel Ylli: Janë vrarë deputetë në Bulevard, po moj po, janë plagosur qytetarë dhe gazetarë, ju e dini më mirë. Edhe pse nuk e pranoni, dhe atëherë nuk reaguat. Konferencat e shtypit shkoni dhe mbajini te selia e PD-së.

Mos të shkojë atje gazetari dhe të nxis dhunën, nuk ka nga e njeh Polici se ai zotëria është gazetar kur nuk ka me vete mjet identifikimi. Do flas dhe nuk të pyes ty. Pasi dështuat në protestë, shkuat dhe e futët kokën te policia, gazetari shkoi dhe shkuli hekurat.

1


Etiketa: , , , ,

Pas