Aktualitet

Përplasja për Kushtetuesen, Meta i drejtohet Venecias: Rrezikohet kapja totale e shtetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 23/01/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”. Kreu i shtetit thotë se nga Kuvendi nuk ka pasur asnjë reflektim ndaj këshillave të Komisionit të Venecias. Presidenti nënvizon se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës por se mazhoranca ka refuzuar bashkëpunimin dhe ka çuar deri në fund skenarin e saj.


Ai akuzon Kuvendin se ka tentuar rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese. “Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës”, argumenton presidenti. Po kështu kreu i shtetit ka dërguar informacion të plotë të dokumentuar, dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit.



Deklarata e plotë
Asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias!


Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës.

Presidenti dërgoi informacion të plotë të dokumentuar, dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit.

Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të rradhës së emërimeve?

Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës?

Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Presidenti kërkoi vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës!

Mazhoranca refuzoi bashkëpunimin dhe çoi deri në fund skenarin e saj.

Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies?

Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas