Aktualitet

Përplasja SHBA-Kinë, Trump paralajmëron nxjerrjen e raportit për origjinën e Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:03 - 06/05/20 |
mapo.al

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të publikojë detaje për të mbështetur teorinë se koronavirusi është “liruar” nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, ku edhe filloi pandemia.


Duke folur për reporterët në Shtëpinë e Bardhë, ai njoftoi se do të publikohet një raport i detajuar nga administrata amerikane lidhur me origjinën, por nuk dha detaje të tjera apo një datë konkrete.


Ne do të raportojmë shumë shpejtë për këtë çështje”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.


Trump pretendon se virusi vdekjeprurës doli nga Laboratori i Virologjisë në Wuhan, por vetë inteligjenca amerikane hodhi poshtë pistën që ai të jetë krijuar nga dora e njeriut.



Etiketa: , , ,

Pas