fbpx

Aktualitet

Përplasje bandash në Bulqizë, plagoset vëllai i kryebashkiakut






               Publikuar në : 14:35 - 18/09/19 |
mapo.al

Në orët e para të mëngjesit një person u plagos me armë zjarri në një lokal në Bulqizë. Policia tha se bëhej fjalë për një sherr, por “Mapo” mëson se ka patur një përplasje mes dy grupeve në këtë qytet.


I plagosur ka mbetur Vangjel Alla, vëllai i kryetarit të Bashkisë Bulqizë. Bëhet fjalë për një konflikt mes Vangjel Allës dhe disa personave të tjerë, me precedentë të mëparshëm kriminal në zonën e Bulqizës.



Policia po heton në disa pista ku përfshihet trafiku i drogës, por edhe gjobëvënia ndaj biznesmenëve të minierave në Bulqizë.

Vangjel Alla, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Para se ta qëllonin me pistoletë, Vangjel Alla ka debatuar me autorin dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar dy herë.

Policia tha se ka identifikuar autorin, një 31-vjeçar dhe bashkëpuntorin e tij, të cilët janë shpallur në kërkim.


Etiketa: , ,

Pas