Një 29 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Policia thotë se dy persona kanë qëlluar ndaj vëllezërve Mumajesi si dhe Ibrahim Durollari, (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).
Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal).
Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.
Sipas Ora News Janë shoqëruar në ambientet e policisë 23 persona.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.