Aktualitet

Përplasje me armë zjarri mes dy grupeve shqiptare në Itali, plagosen 8 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 04/09/21 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mëngjes në qendër të Triestes, në Itali, pranë një lokali.






Mediat italiane raportojnë se të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që mësohet se kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj, kosovarë dhe shqiptarë.


Sipas disa burimeve të shtënat erdhën si rezultat i mosmarrëveshjeve pikërisht për çështjet e punësimit.







Pas një grindjeje fillestare, grupet, të përbërë nga njerëz të shumtë gjithashtu janë përplasur me hekura dhe atëherë dikush nxorri armën dhe qëlloi disa herë.



Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë. Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja në detyrë, Chiara De Grassi, ndërsa kanë filluar kërkimet në zonën dhe rreth qytetit, pasi shumë njerëz janë përfshirë në këtë çështje.

Lexo edhe :  Plagosën 44-vjeçarin, arrestohen babai dhe dy djemtë në Tropojë


Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas