Është tensionuar situata në Jalë, aty ku IKMT qe prej mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë aksionin për prishjen e 9 objekteve të cilat sipas IKMT rezultojnë pa dokumente dhe në tokë shtetërore.
Mësohet se banorët janë përplasur me policisë, pasi pretendojnë se i kanë tokat me dokumente.
Policia ka shoqëruar në Komisariat 4 persona, pasi kanë kundërshtar efektivët e policisë dhe nuk kanë lejuar punonjësit e IKMT të vazhdojnë aksionin për prishjen e banesave.
Ndërkohë deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se mes personave të shoqëruar është edhe një e mitur.
“Vazhdon terrori i policisë kundër popullit të pambrojtur. Mbi 10 të arrestuar (përfshirë një 14 vjeçare?) në Jalë midis qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së banesave në mënyrë arbitrare nga Qeveria”- ka shkruar deputeti i PD.