Aktualitet

Përplasje në LSI-në e Vlorës? Reagon për herë të parë Luan Rama: Ja e vërteta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 16/04/21 |
mapo.al

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama, njëherazi edhe kandidat i kësaj partie në Vlorë foli sot në emisionin ‘Breaking’ lidhur me zërat për krisjen e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.






I pyetur se pse nuk u takua me Vasilin dhe Haxhinaston në Vlorë, ai thotë se ka pasur angazhim tjetër, megjithatë nuk kanë munguar mbledhjet për të bërë të mundur fitoren e LSI.


“Vasili dhe Haxhinasto kanë qenë në një angazhim tjetër, ndërsa unë kam qenë në aktivitetin tim në lumin e Vlorës.





Kemi qenë në agjenda të përcaktuara dhe nuk ka gjë të keqe që kolegët e mi ishin në një tavolinë punë. Në takim nuk mungoja vetëm unë por edhe kandidatë të tjerë të listës së LSI në Vlorë sepse secili ka agjendën e vet dhe në këto ditë të fundit të fushatës, jemi më shumë në kontakt me njerëz.

Lexo edhe :  Vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë, zbardhet dëshmia e pasagjerit


Me Vasilin para 2-3 netësh kemi bërë një mbledhje për të bërë të mundur fitoren e LSI dhe largimin e Rilindjes. Me Vasilin kemi shkuar në mbledhjen e shtabit elektoral të Vlorës për atë që kemi bërë deri tani,” tha Rama.



1


Etiketa: , ,

Pas