Kryesore

Përplasje për “Zgjedhoren”/ Opozita braktis sërish Kuvendin, Murrizi: T’i harroni 84 votat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:24 - 09/07/20 |
mapo.al

Opozita parlamentare braktisi sërish sot seancën e Kuvendit.


Pas propozimit nga kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kërkoi nga opozita që të votonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe më pas mazhoranca do mbështeste listat e hapura, reagoi deputeti Myslim Murrizi.


Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se nëse mazhoranca ka hapur ankandin për të joshur, intimiduar apo kërcënuar deputetët, atëhere duhet t’i harrojë 84 votat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore të Këshillit Politik.


Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju. Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse i keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni. Shqiptarët iu kanë dhënë 74 mandate. Me trasta në dorë, me presione e joshje, i nderuar z.Balla nuk do i bëni. Nuk mund të privoni më 5 milionë shqiptarë, o do fusni lugën në supë me krimba, o në supë që mban erë prej vitesh”, ka thënë Murrizi.


LEXO EDHE: 

Balla-opozitës parlamentare: Votoni ndryshimet në Kodin Zgjedhor, t’ju japim listat e hapura


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas