Aktualitet

Përplasje te “opozita e re”/ Shkarkohet Rudina Hajdari nga kryetare grupi, emërohet Murrizi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 14/05/20 |
mapo.al

Grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare grupi parlamentar dhe ka vendosur Myslim Murrizin në vendin e saj.


Vendimi është shoqëruar me debate të forta brenda grupit dy ditë më parë.


Arsyeja e shkarkimit sipas deputetëve është mostransparenca për grupin lidhur me atë që po ndodh në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.


Vendimi pritet që të zyrtarizohet në minutat në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.



Etiketa: , ,

Pas