Kryesore

Përplasjet e forta në komisione, Grida Duma- Sadri Abazit: Kujdes me mua..







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 27/03/18 |
mapo.al

Mbledhjet e sotme të komisioneve të Kuvendit u shoqëruan nga debate dhe replika të forta mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës.


Mbledhja e Komisionit të Integrimit nuk ka kaluar pa përplasje midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë kohës që në komision po raportonte zv/kryeministri Senida Mesi, ka patur një debat midis socialistit Sadri Abazi dhe demokrates Grida Duma, raporton ‘Panorama’. Fillimisht ka qenë Abazi që i është drejtuar me arrogancë Dumës dhe më pas kanë vijuar replikat.


DEBATI



Duma flet me Pollon dhe Çuçin…


Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do të dëgjojmë ty…


Duma: Çfarë ke!? Kujdes kur flet….

Abazi: Kujdes unë…

Duma: Rri urtë, ule zërin…

Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash…

Pollo: Kokën mbaje lart, por gojën mbyllur…..

Duma: Kujdes me mua se e sheh pastaj…

Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon… Se s’komunikon me mua…

Duma: Kujdes kur flet…

Edhe seanca dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj është shoqëruar me debate dhe përplasje mes tij dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

DEBATI 

Ahmetaj: Skema e TVSH nuk e ul fitimin e biznesit, çmimi te konsumatori nuk ndryshon. Pra, TVSH nuk është një taksë e re.

Shehaj: Pas deklarimit ka pagesë…

Ahmetaj: Mos bërtit…

Shehaj: Leri mashtrimet…

Ahmetaj: Ca ke që bërtet…

Shehaj: E dimë se si keni bërë biznes. Mjaft mashtrove.

Ahmetaj: Merre me qetësi se dashuria iku, ja ku e ke shishen se meme e ke nesër. Është paguar që nga viti 1996.

Shehaj: Do mbeteni në histori zoti ministër.

Shehaj: Keni bërë analizë mbi kostot shtesë te biznet e vogla, apo jo?

Ahmetaj: S’ka kosto shtesë. Deklarimet çdo tre muaj, asnjë kosto administrative për biznesin e vogël. Pra, nuk ka rritje çmimesh, se e ka 20% që nga ‘96.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas