Nisin përplasjet e para në protestë. Disa sende të hdhura drejt policisë, ka bërë që këta të fundit kanë hedhur menjëherë ujë dhe gaz lotsjellës.
Policia nuk ka lejuar që konfliktet të vijojnë, duke hedhur menjëherë gaz lotsjellës. Nga ana tjetër FNSH po ndjek protestuesit për ti shpërndarë.
Policia ka ndaluar edhe disa persona. Uniformat blu kanë hedhur 2 herë gaz lotsjellës, duke bërë që të rinjtë të shpërndahen.
Sipas qytetarëve policia u nxitua që hodhi gaz lotsjellës pasi nuk pati provokime.