Ish-presidenti Bujar Nishani reagon kundrejt përplasjes së kryeministrit Edi Rama me ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Në një postim në “Facebook”, Nishani e përshkruan si teatër kukullash, mbetur tek modeli i shkollës sovjetike, duke treguar kështu se nuk beson aspak në vërtetësinë e deklaratave të palëve. “Shtrëngimi i panevojshëm i Beogradit për ta “portretizuar” vasalin e tyre në Shqipëri si patriot në sytë e shqiptarëve nuk zé më vend”, shkruan Nishani.
Sipas ish-presidentit, Rama dështoi në përpjekjet për të minuar pavarësinë e Kosovës, dhe përfundimi do të jetë i ngjashëm edhe në tentativat për të bashkëlidhur Serbinë me Shqipërinë. “Qeverisë së lobuar prej Beogradit” do t’i shënohet fundi më 25 prill, thotë Nishani.
Postimi i ish-presidentit Bujar Nishani në “Facebook”:
Teatri i “kukullave” midis kryeministrit të Shqipërisë dhe qeverisë së Beogradit, një shfaqje demode mbetur tek modeli i shkollës sovjetike ! Shtrëngimi i panevojshëm i Beogradit për ta “portretizuar” vasalin e tyre në Shqipëri si patriot në sytë e shqiptarëve nuk zé më vend.
Për fatin e keq të shqiptarëve u desh kohë dhe pasoja të rënda që “patriotit” të sajuar t’i çirrej maska e tradhëtisë. Dështoi për ta minuar pavarësinë e Kosovës dhe kthimin e orës prapa në Ballkan ! Ashtu do të dështojë edhe për t’ja bashkëlidhur Shqipërinë, Jugosllavisë së Re !
Më 25 prill 2021, mbaron koha e qeverisë së lobuar prej Beogradi në Shqipëri ! Shqipëria dhe Serbia, rajoni ynë kanë nevojë për modele partneriteti serioz dhe bazuar tek respekti reciprok ! Shkolla sovjetike e diversionit është demode, shumë e vjetër, shumë e diskretituar.
#TëRingremëShqioërinë 🇦🇱
LEXO EDHE: