Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit pas përplasjeve për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe nga kryeministri aktual.
Në fakt festa e cila i bashkon është Dita Kombëtare e Bullgarisë dhe ambasada në Kosovë ka organizuar një festë ku janë ftuar edhe Ramush Haradinajn dhe Albin Kurti.
Të dy kanë pasur përplasje sa i përket taksës ndaj mallrave serbe, nga njëra anë Kurti që hoqi atë që kishte vendosur Haradinaj sa ishte në qeveri, dhe nga ana tjetër ky i fundit që e quan mashtrues.