Aktualitet

Përputhen nuk ka mbaruar! Ja risia e programit gjatë sezonit veror














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 03/06/21 |
mapo.al

Bora Zemani, Arjan Konomi dhe autorja e programit “Përputhen”, Olsa Muhameti, kanë zbuluar se Përputhen do të vijë me risi këtë vit.






Përmes disa videove në Instagram ato kanë zbuluar se gjatë verës do të zhvillojnë një turne nëpër qytetet e Shqipërisë dhe do të realizojnë audicione për sezonin e ri që nis në shtator.


Turi do të nisë në Durrës, në 7 qershor në Teatrin “Aleksandër Moisiu”.







 



Më tej, autorja e emisionit tha se ka një video, që vërteton se Tea nuk ka pasur kurrë një pëlqim, por disa.



Ajo shtoi se nuk i ka publikuar sepse nuk donte që ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e ish-konkurrentes.

Sipas saj, Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, sepse ata gjithë kohën bashkë.

Kujtojmë se lidhja e fshehtë e Teas dhe Beartit ishte një nga skandalet më të bujshme në Përputhen.

Lexo edhe :  Atdheu bën deklaratën e papritur për Bora Zemanin (FOTO)

Tea Trifoni doli nga programi çift me Andin, por më vonë u zbulua se në të vërtetë ajo kishte qenë e dashuruar me djalin nga Kosova.

Pasi gjithçka doli në shesh, Andi dhe Tea akuzuan autoren e programit Olsa Muhameti se ajo i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka.

Ndërkohë Olsa vetë nuk pati kurrë një reagim, përveçse disa shprehje ironizuese me nënkuptim në rrjetet sociale.

Por para disa kohësh ajo theu heshtjen duke folur gjerë e gjatë për këtë skandal në emisionin radiofonik “Pardon my french” në “Top Albania Radio”.

Ajo pranoi se ka pasur indikacione se Tea dhe Bearti njiheshin dhe ishin miq, por ka kërkuar prova që ata ishin në një lidhje./ juda.al

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas