Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Urakë të Përrenjasit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari.
Nuk janë zbardhur ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.