KMR

Përse dashurohen njerëzit? Është çështje kimie





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 15/02/20 |
mapo.al

Dashuria është çështje kimie. Dhe çelësi është ositoksina, që luan rol thelbësor në procesin e rënies në dashuri dhe në mbajtjen në jetë të marrëdhënies dashurore. Ndryshe ositoksina, që është një molekulë, quhet edhe hormoni i dashurisë dhe ndikon shumë në organizmin tonë.


Së pari, kur aktivizohet ul ndjeshëm nivelin e stresit, të ankthit, favorizon leximin dhe transmetimin e emocioneve të të tjerëve, ndikon mbi besimin, por edhe në sensin e përkatësisë ndaj partnerit.



Studimet e viteve të fundit janë përqendruar shumë tek ky hormon, dhe kanë konfirmuar që është pikërisht ai që çimenton edhe marrëdhënien më të rëndësishme të jetës, atë mes nënës dhe të porsalindurit, duke stimuluar edhe prodhimin e qumështit të gjirit.


Është gjithnjë ositoksina që çlirohet në organizëm kur mbajmë dikë për dore, gjest ky që e bëjmë që në fëmijëri me prindërit, e gjatë jetës si të rritur, shpesh me partnerin e kështu me radhë sipas ciklit të jetës. Edhe gjatë përqafimeve, puthjes ku çlirohet edhe dopamina e endorfina, teksa ulet ndjeshëm hormoni i stresit, kortizoli.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas