ShowBizz

“Përse e la SHBA për Shqipërinë?”/ Reperja në ‘The New York Times’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:31 - 22/05/19 |
mapo.al

“Përkundër popullsisë së saj të vogël, Kosova luan një rol kryesor në skenën e sotme të muzikës pop, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora”, shkruan e përditshmja ‘The New York Times’. Në artikullin që i dedikohet 15 artistëve pop europianë të momentit, është  trajtuar edhe figura e reperes kosovare Melinda Ademi.





‘The New York Times’ shkruan fillimisht për largimin e familjes së saj nga Kosova. “Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë filluan luftën për pavarësinë nga Serbia, që shkaktuan një krizë të madhe refugjatësh. Ademi ka lindur dhe jetuar në Gjermani derisa familja fitoi kartën e gjelbër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”


“Ademi gjithmonë donte të këndonte dhe madje hyri edhe në konkursin “American Idol”. Por ajo kohët e fundit zbuloi se mund të bëjë “rap”. Kjo e shtyu atë për të bërë këtë lëvizje”-vijon shkrimi, duke iu referuar kthimit të saj në Kosovë.

Lexo edhe :  46 ditë nga humbja e të ëmës, Melinda rikthehet në rrjete sociale me një vendim



“Unë po përpiqesha të krijoja këngë dhe kuptova se isha më tërheqëse për meloditë dhe tingujt shqiptarë. Unë vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të ardhur këtu”- citohet më tej Melinda, e cila, sikurse përmendet, nuk ka dashur të tregojë për prestigjiozen amerikane moshën e saj.



1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas