Monday, July 4, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përse është shtruar sërish në spital Schumacher…

by ro ot
10/09/2019
in Bota, Kryesore, Sport
0

Një lajm u përhap me shpejtësi në orët e mbrëmjes së ditës së hënë nëpër redaksitë kryesore në botë. Burimi ishte e përditshmja franceze, Le Parisien. Ajo njoftonte se shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, është shtruar për një ndërhyrje sekrete në një klinikë të njohur në Paris.

50-vjeçari u aksidentua në fund të dhjetorit 2013 dhe prej atëherë shumë pak gjëra dihen për shëndetin e tij, për të mos thënë se ky është sekreti i mirëruajtur i kohës sonë. E shoqja e gjermanit të njohur, Corinna, ia ka dalë më sukses të mbajë larg mediave edhe detajin më të vogël për gjendjen e tij.

Disa portale spekulojnë se ai nuk mbahet më me tuba, të tjera thonë se ai mbetet në gjendje vegjetative.
Ajo që dihet me saktësi është se të hënën pasdite, Schumacher ka mbërritur me një ambulancë nga Zvicra për në Paris. Trupin dhe fytyrën e kishte të mbuluar.

Të paktën dhjetë persona janë kujdesur për transportin e tij. Gazeta BILD shkruan se ai është regjistruar me një emër tjetër në spital. Por përse është shtruar tani? Sipas gazetës franceze, Schumacher është në duart e një prej mjekëve më të mirë në botë, kirurgut të zemrës, Philippe Menasche. 69-vjeçari është një korife në fushën e transplantit të qelizave staminale.

Në vitin 2014 ai ka kryer një transplant të tillë në një pacient me infarkt. Schumacher është trajtuar edhe të paktën dy herë të tjera në këtë klinikë me infuzion të qelizave staminale. Por çfarë janë këto qeliza dhe çfarë bëjnë? Kjo fushë e mjekësisë është relativisht e re dhe mjaft premtuese.

Qelizat staminale janë materiale të rralla të trupit- qeliza prej të cilave gjenerohen të gjitha qelizat e tjera me funksione të specializuara. Në kushtet e duhura, në trup ose laborator, qelizat staminale ndahen për të formuar të tjera qeliza, të ashtuquajtura qelizat-bija. Asnjë qelizë tjetër në trup nuk e ka aftësinë natyrale për të gjeneruar tipe të reja qelizash.

Këto qeliza mund të përdoren për të rigjeneruar ose riparuar dëmtimet dhe problemet e caktuara në trup. Terapia me qeliza staminale përfshin një seri sëmundjesh, që nga kanceri e deri tek sëmundjet e zemrës.

Megjithatë edhe kjo fushë e mjekësisë ka problemet e saj etike, për shkak se qelizat staminale embrionike nxirren nga embrionet njerëzore. Nga vijnë embrionet? Ato vijnë nga vezët që janë fertilizuar in vitro në klinikë, por që nuk implantohen kurrë në mitrën e një gruaje.

Kampioni gjerman dhe familja e tij mund të përballojnë një terapi të tillë pionere, e cila po ashtu është shumë e kushtueshme. Por komentuesit e shumë janë të ndarë për faktin nëse duhet të mësojnë më shumë për gjendjen e Schumacher, apo duhet ta lënë të qetë në jetën e tij.

Kurioziteti mbetet shumë i madh, po ashtu edhe fantazia, edhe pse ekspertët thonë se familja po kërkon të ruajë imazhin e legjendës Schumacher tek njerëzit.  A do kemi mundësi ta shohim ndonjëherë se si duket Schumacher, tani gjashtë vjet pas operacionit? E vështirë të thuhet me saktësi. Ndoshta nuk do e shohim kurrë Schumin siç jemi mësuar.

Tags: arsyeMichael Schumacherspital

JU SUGJEROJME

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
Aktualitet

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit

04/07/2022
Ishin në gjendje të dehur, plas grushti në një sherr të rinjsh
Aktualitet

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, dëmtohet vetrata e një lokali

04/07/2022
Next Post
Fotografohet me qafore, prezantuesja e njohur zbulon aksidentin

Fotografohet me qafore, prezantuesja e njohur zbulon aksidentin

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
  • “Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
  • Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, dëmtohet vetrata e një lokali
  • Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In