Aktualitet

Përse i besoi një post Beqajt, që po hetohet nga SPAK? Flet Edi Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:42 - 26/11/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë për arsyet përse vendosi t’i japë një post Ilir Beqajt, ish ministrit të Shëndetësisë, ndërkohë që ai është duke u hetuar nga SPAK.






I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Rama tha se Beqaj nuk është i akuzuar dhe se po hetohet për çështje që kanë të bëjnë me kohën kur ai ishte ministër. Sipas Ramës, Beqaj është njeri me aftësitë e duhura për të drejtuar këtë agjensi.


Ylli Rakipi: Ilir Beqja po hetohet nga SPAK. Ju e keni emëruar drejtor të agjensisë për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Përse?







Edi Rama: E para ka një hetim, për çështje të periudhës që lidhet me kohën kur ka qenë ministër. Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të. E dyta, ai është një njeri që e vlerësoj për aftësinë e tij. Besoj se duke drejtuar më parë një institucion shumë të vështirë si ISSH, është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që ne kemi krijuar për një koordinim më të mirë të donatorëve. Është agjensi që nuk ka pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të realizojë një aspekt të mërrëdhënies me donatorëve.




Kjo është një strukturë që ka ekzistuar, ne e kemi forcuar këtë bërthamë dhe bëhet fjalë për koordinimin e ministrive dhe donatërove, që marrëdhëniet të jenë brenda një harte të përgjithshme, që të kenë dijeni të gjithë. Kjo rrit transparencën në raportin e donatorëve me qeverinë dhe me njëri tjetrin.



72



CLOSE
CLOSE
Pas