Tiranë – Të ndjera janë fjalët e babit të 10-vjeçares që u përplas për vdekje të dielën buzë derës së shtëpisë.
Në një postim në “Facebook”, Iljaz Petali shpreh përmes pak rreshtave dhimbjen që ndjen.
“ Ah moj zemra e babit ti, Ambra ime…Pse ike nga kjo jetë?! Pse e le babin vetëm?! Ma këpute zemrën o Ambra ime! Allahu të pranoftë në Xhenet, dhe u rritsh e lumtur ashtu siç ishe në këtë dynja. Ti ishe frymëzimi im! Do mbetesh gjithmonë në zemrën time, Ambra e babit”, – shkruan Iljaz Petali.
Dje, Petali bëri thirrje që shteti të vendosë drejtësi për vrasjen e së bijës.
E mitura ishte me gjyshen e saj kur iu mor jeta nga drejtuesi i mjetit, Alban Guri. Ky i fundit është vendosur në pranga, ndërsa u mësua se ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin që ka përplasur vogëlushen 10-vjeçare.
Etiketa: perplaset per vdekje 10 vjecarja, reagimi i babait, tirane