Nga Besart Kadia, Albanian Enterprise Institute
Në shkenca politike Shqipëria është në fazën e tretë të konsolidimit demokratik në atë që në shkenca politike njihen si tre fazat e tranzicionit. Kjo do të thotë që pas aprovimit të kushtetutës së vitit 1998, publiku duhet të jetë i qartë se cilat janë grupet e interesit në shoqëri dhe se çfarë roli luajnë gjithësecila prej tyre në vend.
Nga një vend ku para vitit 1991 e gjithë ekonomia e informimi publik ishte në kontroll të plotë prej partisë komuniste, pra prej politikës, që prej vitit 1998 Shqipëria duhet të kishte tre grupe të veçanta interesi: politikën, biznesin e median si përfaqësues të interesit publik. Por inercia e viteve 1990-të duket se vazhdon e mbetet kulturalisht më e fuqishme sesa racionalia ekonomike e politike për një vend të varfër si Shqipëria.
Ky trekëndësh i përjetshëm ndërveprimi i grupeve të interesit ka krijuar një marrëdhënie të fortë bashkëpunimi mes politikës dhe medias, por ka lënë me qëllim jashtë grupet e biznesit. Këto të fundit shihen vetëm si burim financimi të portaleve mediatike apo të fushatave elektorale, por nuk mbështeten sistematikisht në të drejtën e tyre “divine” për të bërë para sipas ligjeve shqitpare.
Sipas Remzi Lanit marrëdhënia jetësore politikë-media ka lënë jashtë biznesin dhe ka krijuar “tele-politikë” pra mediatizim i politikës ose një klientelizimin politik të medias. Në këtë model “fokusi i medias zhvendoset nga publiku tek politika, për rrjedhojë, kjo i shërben politikës në vend që t’i shërbejë publikut. Ajo që vërehet në Shqipëri, Kosovë dhe IRJ të Maqedonisë është përdorimi, keqpërdorimi dhe abuzimi i medias nga politika”.
Pra në këtë model media i është nënshtruar krjetësisht politikës e për rrjedhojë është e gatëshme të godasë bizesin sa herë që politika e kërkon atë. Terma “oligarkë”e “kapje të ekonomisë” e artikulojnë analistë e media si gjoja kritikë të politikës e këtij sistemi por që në fakt janë thjesht duke artikuluar interesa të politikës.
Përjashto rastet e gazetës liberale MAPO, e cila qartazi shprehet ideologjikisht pro sipërmarrjes së lirë të gjithë mediat e tjera kanë një qasje, e cila ndahet lehtësisht pro-qeveri dhe opozitë. Në këtë kontekst biznesi sulmohet ose mbrohet në varësi të interesave politike të ditës por nuk ka një aleat të vërtetë në publik të intersave të saj. Bizneset si koncept janë thjesht organizma të menaxhimit të resurseve të një shoqërie dhe emrat e përvecëm se kush qëndron në krye të tyre duhet të jenë të parëndësishme për shoqërinë. Biznesi ekziston pavarsisht aksionerit që është në kyre të saj. Pra parimi se ne pranojmë konkurrencën e lirë duhet të mjaftojë që ne të mbrojmë e të godasim veprime kundër biznesit nga politika e jo të godasim biznesmen se janë “më të pasur se ç’duhet.”
Sot gazetarë e drejtues portalesh e kanë më të thjeshtë të sulmojnë Kastratin, Manen, Nushin, Dulakun, Ulajn etj. sesa kryetarët e partive politike. Ata janë krenarë të postojnë foto me kryetarë bashkish e me kryeministra, por ngurrojnë të artikulohen pro sipërmarrjes në vend. Ata vetë janë në biznes e për këtë arsye në mënyrë të padrejtë kërkojnë të ndikojnë në politikë për të qenë në avantazh ndaj bizneseve të tjera por rrallë në interest të publikut. Në rast se media dhe gazetarët në vend do të kishin interesin publik të parin ata duhet të ishin natyrshëm gjithnjë pro biznesit e kundër pushtetit politik. Por siç thotë the Mark Tuein “mund t’i rezistojë gjithçkaje, përveç tundimit.” Dhe politika gjithnjë e tundon median.