ShowBizz

Përse nuk martohet? Kujtim Prodani: Është shpejt akoma!






               Publikuar në : 16:30 - 11/06/19 |
mapo.al

Kantautori Kujtim Prodani ka folur mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Rreze Dielli” për arsyet se përse ende nuk është martuar. Prodani u shpreh se nuk i ka ardhur ende momenti, pasi mendon se është shpejt akoma. Më tej, kantautori tha se e shikon si një përgjegjësi të madhe.


“Unë jam rritur në një familje plot dashuri dhe kam jetuar për 26 vite në një parajsë dashurie. Këtë lloj dashurie kanë patur prindërit e mi (Anita Take dhe Agim Prodani). Jam po unë që them, Kujtim nuk është momenti, ti nuk je gati. Ndoshta jam shumë i ri akoma, ndoshta përkushtimi ndaj muzikës është aq i madh, aq i bukur saqë nuk ka ardhur momenti”-vijoi më tej Prodani.

E teksa dashuria mbetet kryefjala e teksteve të tij, Kujtim Prodanin duket se do ta shohim të vetëm edhe për pak.

 


Etiketa: ,

Pas