Mapo Letrare

Përse nuk qau Lora (Prozë)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 24/05/20 |
Nga Him Koça

Kur vdiqa, vetëm Lora s’qau! Në fakt duhej të qante më shumë se të gjitha…,çudi asnjë pikë loti s’ju lëvarë faqeve, kjo gjë më habit tepër, madje më nervozon, sepse, duhej të qante, bile me dënesë, të hutohej, të luante mendësh e merrte malin sikur drenushat e trembura nga gjahtarët amatorë, ama hë,…s’qau!


Gresa u mërzit më shumë se të gjithë, edhe se Nina, madje më shumë qau edhe se Nora, rrëke lotësh vërshuan fytyrën e sajë njomëzake, në të vërtetë ajo nuk duhej të qante edhe aq shumë, sepse e dëshpërova tri herë brenda dy javësh, edhe Ninën poashtu, ama, Norën e lash të priste plot tre orë poshtë shkallëve pallatit të kulturës, një objekt vjetërsinë mbetur si dhëmballë e kalbur nga koha e komunizmit, e patëm lënë takimin te kafenet e teatrit, edhepse këto lokale frekuentohen vetëm nga aktorët pijaneca, mua më pëlqen ky ambient, fundja është i vetmi vend në qytet ku nuk bëhen thashetheme, këngë e raki, tralala sa të duash, megjithatë nuk shkova në atë takim budallai,  dhe përse?!, ngela me shokë duke parë ndeshje futbolli, që si përfundim arbitri u sakatos me nofull të thyer, sepse i ra bilbilit aty ku s’duhej, kjo gjë bëri e gjithë tribina e stadiumit të vërshonte brenda fushës së gjelbërt, le këtë, por, nuk kishte kush të përfundojë ndeshjen, sepse tashmë i shkreti ishte rrugës për në spital, u desh referi ansor të merrte bilbilin famkeq e të mbarojë loja.


Siç thash, të trija s’kishin arsye të qanin, nuk them se duhej të gëzoheshin për vdekjen, të merrnin shamijat për valle, ama edhe të qanin aq shumë nuk e prita. Lora, ishte e përgëdhelura ime, kurr se mërzita, bash ajo s’qau! Biles më kujtohet njëherë tha“ vetëm vdekja do na ndajë, dhashtë zoti vdesim përnjë ditë”, besova, kujtoj e kishte përnjëmend, ama tashti kur vdiqa prej vërteti e morra vesh, ka gënjyer, hë, a nuk është kështu, të vdes i dashuri dhe ti nuk derdh asnjë lot?. Jo, paskam patur gabim që desha më shumë Lorën. Madje shkaku i sajë e mërzita Gresën që vdiste pas meje. Nuk dija që do vuante kaq shumë vdekjen time. Mbase të ngjallem mund ti ndreq punët, ama askush nuk ka bërë gjë të tillë, përveç Krishtit kuptohet, thonë se u ringjallë, për vete nuk besoj, hë si do ngrihesh kur trupin e kam tek nga vetja,  rri shtrir ç’aty poshtë mu në mes të dhomës, shpirti qëndroj pezull në ajr sikur të qem atom ose grimcë e padukshme,  ku mundet kjo vogëlsirë të ngre gjithë atë alamet trupi që isha.


Ndërkohë hapet dera, të shof nëse vjen Lora për të pame, ndoshta vonë ka marrë vesh, ah…jo, është komshiu që i theva turinjt para një viti, më shkeli macen me traktor dhe i poshtri as falje kërkoj, tani pasi kam vdekur paska ardhur në kryeshëndosh, e dij, e bën për syefaqe karshi tjerëve sepse i tillë është, au ç’far burri keq sikur ta dini, tri herë ka lënë mustaqe dhe tri herë i ka prerë, madje edhe dhëmbët i ka nga plastika, sikur ta shifnit kur qesh ashtu me zor, krejt nofulla i lëviz, ta dini, do ta përzinja sikur të isha gjallë, madje shifnje me sa lezet han llokumin, pale mund ti jetë bërë qefi, ose nuk besoj, mund ti dhimbsem, ama pak sigurisht. Nejse se s’ka rëndësi kjo, Lora më çudit, nuk duket askërkund, të paktën ta shifja edhenjëherë sa s’më kanë shti në gropën që përgatisin me sabah varrexhinjtë.


Pale si mund të duket aj varr, mund të ketë dalë ujë, siç doli te varri i xha Saliut, aman zot… do bëhem qullë, fundja në dalt uji punë e madhe, s’jam më brenada atij trupi, tashti jam shpirt i lirë, hë se harrova të them edhe këtë, kur vdiqa, njëherë për njëherë s’e  morra vesh që kam vdekur, pas dhimbjes së fort që shtërgoj gjoksin tim, ndjeva lehtësim të paparë, sikur mu ndalën vuajtjet, përnjëherë pashë nja katër metra trupin tim të shtrir poshtë e unë rrij sipër, si me thënë havadan, pastaj dritë e fortë më vërboj sytë duke më përpir brenda, nuk e di ç’kishte ndodhur më herët, përnjëçast kujtova jam në ëndërr, pastaj u bëra një me dritën, bëhem dritë vetë, s’mundem të prek dhe ndiej prekjet e të tjerëve, e di se makina ime ishte kapërdisur poshtë një gremine, dilte tym që andej, do burra, kujtoj tre a katër ishin, përpiqen të nxierrin trupat, të parin më nxorrën mua, i dyti nuk e di se kush ishte sepse drita më përbiu brenda sajë dhe kamë shkëputje kujtese, tashti papritur jamë këtu në dhomë, shof njerëzit e afërt të familjes që presin për ngushëllime, s’mundem ti prek dhe flas me ta, duken të mërzitur dhe me sy të enjtur, me gjasë duhet të kenë qarë shumë. Këndej nga krahina ime thonë se “ vaji i burrit është kënga” për vete nuk jam i tillë, si do ja marr këngës kur të vdes njeri i afërt, në këtë rast Lora. Jo mor jo, do qaja dhe do të isha enjtur duke qarë, ama për çudi ajo nuk qau aspak.

Poshtë tre pallatesh ku banon Lora, shof prindërit e sajë të mërzitur, nëna është duke vajtuar dhe më duket vret veten me grushta, njerëz që hyjnë e dalin, thua të jetë smur keq dhe shkojnë për ta ngushlluar, mirë kjo, ama përse ajo nuk gjendet kundi, si ka mundësi të jetë zhdukur, sikur të ketë hyrë te shpella e tetës Nicë, ose te guri i grave. Edhe pak burrat do t’më marrin në krahë për të varrosur trupin, druaj se kurr më nuk do ta shoh Lorën. Asnjë sekond s’rrij dot pa të, më qan zemra kur e mendoj se  nuk duket askërkund. Përse të më braktisë ditën e vdekjes..? Ndërkohë babai qanë me të madhe, kushërinjtë shkojn drejt tijë, mesiguri për ta qetësuar.

Shof edhe Agimin, paska ardhur nga Franca enkas për varrimin, nuk e prisja, ka dy javë që shkoj, u martua me Rinën, vajzën e Hysniut i cili një jetë të tërë e kaloj në Francë, punon taxi. Tani që e martoj vajzën, morri dhe atë me vete, thonë se i ka gjetur punë si kamarier në një lokal shumë të njohur. Agimin e kamë kushëri, jemi edhe moshatarë. Isha më i zoti se aj, kur shkonim me xhaxhain për të mbëledhur gështenjat gjithmon i pari e mbushja torbën “ phuu, paharsinë “ i bërtiste gjitmon i jati “ tre orë një grusht gështenja ke mbledhur” thoshte ai.

Tashti kur e shof në varrimin tim më vjen të qajë gjersa kujtoj kohet e fëmirijës të cilat kurrmë nuk do këthehen. Ndërkohë burrat hyjnë në dhomë, më japin përshëndetjen e fundit simbas zakonit, nënës i bie të fikët,  babin e mbajnë për krahësh, Agimi, Sadriu dhe Noli, kushërinjë nga brezi i parë. Edhe ata qajnë. Më vjen të qajë edhe unë por çudi nuk mundem. Pasi u përshëndetën një nga një, me batanije ngritën trupi dhe nisën drejt varrezave…

Është errësirë dhe bën ftoht…s’arrij të dalloj asgjë, me gjasë më kanë futur në varr. Përpiqem të lëviz por trupin nuk e shof kërkund. Frigohem. Ç’mund të ndodhë mëpastaj, kam dëgjuar nga klerikët e fesë se do t’më gjykojnë natën e parë të varrit, nuk jam i përgatitur të dalë ballë gjygjit me zotin.

Dua t’ja kris vajit, madje as Lorën nuk e pashë, kam vdekur qindpërqind, nëna, babai, farefisi, shokë e të afërt qanë sot për mua, mundet qajnë akoma, më keq se kaq s’ka ku të vejë, dhe e keqja më e madhe të dal ballë për ballë me perëndin në gjygj, dhe atë nëse kamë qënë i mirë o i keq, si jo more, asnjë dëm kurrkujt s’i bëra sa qeshë gjallë, boll dënim morra, Lora më braktisi ditën e vdekjes, ç’dënim më të madh mund të kemë, fundja zoti nuk u kënaq se vdiqa, kisha të paktën edhe nja pesdhjetë vite për të jetuar, tani pres gjygj, le t’më gjykojnë, fundja kokën dhe mënd nuk i bleva vetë në pazarë, ky zot mi dha, siç më fali ashtu kam vepruar. Hë, pritni një sekond, mund të lëviz dhe dal përjashta si shpirt i lirë, nuk e di si por besomëni se mundem. Përnjëçast shpirti im gjendet përmbi varr.

Uh, gëzohem! Njerzit që më sollën këtu paskan shkuar, aq e pat kjo jetë, të fusin brënda gropës dhe këthejnë shpinën duke të lënë fjesht vetëm. Ndërkohë majtas varrit poshtë nja katër hapash vërejë një varr të ri, pak më i vogël se imi,  o zot është ajo …shkruan këtë: KËTU PUSHON LORA. Ajo paska vdekur dje, ëhë, ishim bashkë në veturë kur u përplasëm me murin e autostradës, falënderit zot, ndaj nuk e shifja dot në varrimin tim, ajo pranë meje edhe në varr, tani mundem të dal ballë për ballë në gjykatore me Zotin,  Lora…të dua… e dij se më do edhe Ti…

Kërçovë, 2019

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas