Tre dalje brenda 60 minutash kanë bërë përfaqësues të mazhorancës për t’u bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
Deputetja Olta Xhaçka e PS doli dy herë brenda një orë për t’u bërë apel qytetarëve të votojnë ndërkohë që një herë doli edhe zëdhënësja e LSI.
Deri tani shtë vënë re një prani e vakët në zgjedhje, një rënie e ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e 2013.
Ndërkohë që në rrjetet sociale janë dhjetëra foto të votave të shpërdoruara qëllimisht duke bërë vizatime apo ofenduar politikën.
Një lloj kryengritje e vogël nga qytetarët që janë të lodhur me të njëjtat premtime.