Monday, July 4, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

by us er1
04/07/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Nga Laert Miraku

Vitet e fundit po ndodh një fenomen i çuditshëm me shqiptarët. Dita e pavarësisë së Amerikës duket se po urohet dhe “festohet” më shumë tek ne se në Amerikë. Çdo vit e më tepër po shtohet “propagandimi” i ndjenjës së “dashurisë” ndaj Amerikës.

Vite më parë, urimet dhe postimet në rrjetet sociale për ditën e pavarësisë së Amerikës i bënin vetëm politikanët dhe njerëzit e pushtetshëm që në përgjithësi kishin marrëdhënie të ngushta interesi me Amerikën. Por në tre vitet e fundit situata ka ndryshuar. Shumë njerëz me statuse dhe role jo shumë të rëndësishëm në shoqëri zgjedhin që t’i bashkohen edhe ata urimeve të përzemërta për pavarësinë e Amerikës.

Tashmë për shqiptarët po kthehet në rutinë. Sapo hap rrjetin social “Facebook” në çdo 4 korrik shikon vetëm foto me flamurin amerikan, foto më ambasadoren aktuale të SHBA-vë në Tiranë apo ish-ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Tiranë. Secili sipas mundësive. Kush ka bërë foto me ndonjë kongresmen, ndonjë gjeneral amerikan ose qoftë edhe ndonjë amerikan personazh i njohu publik. Jemi të vetëdijshëm që këto gjera i bënin dikur politikanët, por tani po i bëjnë të gjithë. Me të drejtë dikush mund të pyes, përse?

A e duam sot më shumë se kurrë Amerikën ne shqiptarët? A janë ndërgjegjësuar shqiptarët për ta falenderuar Amerikën për të mirat që na ka bërë, për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe shumë të tjera. Apo kemi të bëjmë me diçka tjetër? A është kjo “dashuri” apo “protagonizëm”, shkelje e syrit (për t’i thënë amerikanëve jam dhe unë këtu, më llogarisni dhe mua, jam gati të bëj gjithçka për ju). Secili që lexon këtë shkrim mund ta gjykojë këtë çështje sipas mendimit dhe dëshirës së tij.

Rritjen e “dashurisë” së shprehur në rrjetet sociale për Amerikën nga një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk është fare pabazë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë parë dhe dokumentuar disa fakte të rëndësishme. Në krye të institucioneve në Shqipëri po vijnë vetëm njerëz që kanë jetuar, janë shkolluar apo janë pjesë e organizatave me financime nga Amerika.

Strategjia për të bërë karrierë në vendin tonë tashmë është e thjeshtë, shkollohu në Amerikë, jeto së paku dy vite atje. Kalo oqeanin dhe bëj të pamundurën që të jesh i ftuar te “Zëri i Amerikës”. Lëvdo pa doganë Amerikën dhe shtetin amerikan. Nëse nuk bën dot shkollë, bëj një trajnim. Rrit influencën në Shqipëri dhe tregoi kundërshtarëve që ke mbështetjen e amerikanëve. Për politikën kjo ka funksionuar më së miri. Tashmë faktet ju i dini. Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha të lidhur dhe të sponsoriazuar nga fondacionet e George Soros. Edhe në nivel ministrash dhe deputetësh ke pafund që janë shkolluar apo kanë bërë se paku një vit apo dy vite në Amerikë. Këta të fundit nuk lënë rast pa “propaganduar” marrëdhëniet e mira që kanë me Amerikën.

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë kaloi oqeanin një javë para së të zgjidhej president. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përfunduar me sukses Kursin e Sesionit të 268, në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Quantico, Virginia, Washington DC, SHBA. Para se të zgjidhej Drejtues Madhor ishte shefi i Drejtorisë së Antiterrorit, i lidhur ngushtë me amerikanët.

Jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë e njëjta gjë. Kujtoni si u zgjodh presidente Atifete Jahjaga.  “Koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar” tha ambasadorit i Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett. Marrëdhëniet e afërta të presidentes aktuale të Republikës së Kosovës me amerikanët tashmë dihen dhe nuk janë sekret. Albin Kurti humbi pushtetin kur i doli kundër amerikanëve. Pasi ndryshoi qëndrimet erdhi sërish në pushtet dhe aktualisht po qeveris Kosovën.

Por nuk i kanë përdorur vetëm njerëzit e politikës lidhjet me amerikanët për të bërë karrierë. Në fusha të ndryshme kemi njerëz që nuk ngurojnë të tregojnë lidhjet dhe “dashurinë” ndaj Amerikës dhe shpejt rriten në karrierë. Edhe në median shqiptarë kanë bërë karrierë njerëzit që kanë ardhur nga Amerika. Tashmë jeni të vetëdijshëm që kanë bërë karrierë edhe drejtues të fondacioneve bamirëse. Tashmë nuk është më sekret, kush i qëndron afër amerikanëve ecën në jetë.

Por politika amerikanë është shumë më e madhe se emrat e përveçëm që bëjnë karrierë në Shqipëri apo vendet përreth. Shqiptarët i janë mirënjohës shumë Amerikës në 100 vitet e fundit. Triumfet më të mëdha që na i ka dhuruar Amerika janë pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Pa ndihmën e Amerikës ndoshta ishim shpërbërë edhe si shtet. Shqiptarët e thjeshtë janë mirënjohës, por ka dhe nga ata që duan të përfitojnë nga bujaria e amerikanëve. Ka dhe nga ata që bëjnë politika anti-amerikane në vendin tonë. Zëri i tyre është rritur shumë, por nuk do të bëhet kurrë dominues.

Pjesa më e madhe e shqiptareve ende e duan “ëndrrën Amerikanë”. Nëse do përdornim një term të huazuar mund të themi se për ne shqiptarët Amerika është “toka e premtuar”. Këtë e tregojnë edhe shifrat e aplikimeve që bëjnë shqiptaret për Lotarinë Amerikane. Por ka dhe nga ata shqiptarë që duan të bëjnë karrierë dhe të pasurohen këtu duke kërkuar mbështetjen e amerikanëve. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se cili individ ia ka vlejtur që ka marrë mbështetjen e amerikaneve dhe cilët jo.

Gjithashtu nuk duhet të mërzitemi nëse amerikanët mbështesin “X”-in apo “Y”-in. Është e thjeshtë. Kujtoni veten kur ishit fëmijë. Për të ndërtuar një ekip fitues ju zgjidhnit më të mirët te ata që kishit njohje, sado e vogël që kjo të ishte. Me siguri që linit jashtë skuadre shumë fëmijë të talentuar dhe të shkathet, por ju nuk i njihnit ata. Ju nuk i njihnit dhe nuk mund t’i besonit që t’iu bashkoheshin ekipit tuaj për një skuadër fituese. Dhe amerikanët e kanë të pamundur që të njohin gjithsecilin prej shqiptarëve që t’i bashkohen ekipit të tyre të bashkëpunëtoreve mes shteteve mike dhe aleate gjeostrategjike.

Për këtë arsye një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Shumë prej tyre duan të jenë sa më afër amerikanëve. Duan të bien në sy te amerikanët. Duan të fitojnë mbështetjen e amerikanëve për të ngjitur shkallët e karrierës. Amerikanët nuk kursehen në mbështetje, por përgjegjësia është individuale kur shqiptarët abuzojnë me pushtetin që iu është ofruar. Mundësia nuk do t’u jepet të gjithëve, por të fituar janë vetëm ata që e përdorin për të ndihmuar veten dhe të tjerët. Çfarëdo të bëjnë individë të caktuar, Amerika është dhe do mbetet aleati ynë më i madh në glob.

Tags: amerikeLaert Mirakupavaresishqiptaret

JU SUGJEROJME

Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
Aktualitet

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit

04/07/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In