Kryesore

Përse u përmbyt biblioteka? Ekspertët duan 10 ditë kohë të hetojnë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:32 - 28/06/18 |
mapo.al

Perse u përmbyt biblioteka. Kjo është pyetja qe drejtuesit e këtij institucioni i kanë bërë institutit të ndërtimit. Ekspertet thonë se duan 10 ditë që të zbulojnë arsyen se perse uji u fut në bibliotekë duke lagur 12 mijë botime.


5 ditë pasi uji depërtoi në katet e nëndheshme duke dëmtuar 12 mijë njësi bibliotekare të Bibliotekës Kombëtare, kjo e fundit i është drejtuar me një shkrese zyrtare Institutit të Ndërtimit, duke kërkuar ekspertizën e eksperteve të fushës për të gjetur shkaqet e përmbytjes së ndodhur më 23 qershor.


“Instituti i Ndërtimit është vënë në lëvizje nga një telefonatë nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare ditën e martë dhe dje më ka ardhur në mënyrë zyrtare një shkrese, ku kërkojnë që ne të kryejmë një akt ekspertize për sa i përket problematikës që ata kane pasur.


Janë rreth 13-14 veta që kemi vajtur dje dhe kemi bërë këqyrjen e parë të vendit në Bibliotekën Kombëtare”, u shpreh Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit.


Por, a kanë ndikuar punimet qe po kryhen ne sheshin para Bibliotekës Kombëtare në situatën e krijuar?

“Ato nuk janë nën presion. Po të ishin ujëra nën presion dhe po të ishte se do ishin kryer në pjesën fundore të saj, do të jepte që nuk do të ishte sezonale lagia e dyshemesë, por do të ishte gjatë gjithë kohës.

Ne po kryejmë një pune profesionale që do ta bëjmë publike dhe do të flasim tamam me fenomen shkencor: Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur”,- shton drejtori i Institutit të Ndërtimit.

Për të mësuar se ç’ka solli përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare, duhet pritur afati prej 10 ditësh, kur ekspertet të kenë gati raportin e tyre final./TCH/


Etiketa: , , ,

Pas