Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar nëj video nga Vlora, ndërsa akuzon kryetarin e Bashkisë Dritan Leli se po kryen një krim të rrezikshëm për qytetarët.
Në video shihet një tym që ngrihet mbi qytetin bregdetar, ndërsa qytetari dixhital thotë se është djegia e mbetjeve spitalore, duke akuzuar një sërë emrash e drejtues në Vlorë.
STATUSI I BERISHËS:
“Një krim tejet i rrezikshëm për qytetarët e Vlorës nga Leli i Kallam Dështakut!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
Përshëndetje nga Vlora ”turistike” ku së bashku me mbetjet spitalore i urojmë mirëseardhjen çdo “turisti” që këndshëm merr toksinat vdekjeprurëse të një spitali që udhëhiqet nga një drejtuese militante e përbetuar si Brunilda Mersini. Mirëmëngjesi me pamjet skandaloze në lulishten e spitalit Vlorë ku pacientët thithin çdo mëngjes helme.
Çfarë bën drejtori i higjienës Z. Myzafer Islamaj që duhet të japë llogari për këtë katastrofe? Mik i ngushtë me Eltar Dedën që fle gjumë në këmbë. Vendi është te Spitali Rajonal Vlorë. Ky zjarr është brenda murit rrethues të spitalit tek vend grumbullimi i mbeturinave spitalore”.