Katedralja e Nantës në Francë, sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri.
Mediat franceze shkruajnë se zjarrëfikësit vijojnë ende punën në Katedrale dhe po përpiqen të gjejnë shkakun e flakëve. Ka qenë punonjësja e një furre buke ajo që ka parë shtëllungat e tymit që dilnin nga pjesa ballore e Katedrales dhe ka lajmëruar menjëherë autoritetet përkatëse.
Zjarri në Katedralen e Nantës vjen një vit pas një zjarri të madh në katedralen Notre Dame në Paris, e cila shkatërroi çatinë e saj.
Nuk është hera e parë që katedralja përfshihet nga flakët. Ajo u shkatërrua pjesërisht gjatë luftës së dytë botërore në 1944. Në 1972, një zjarr shkatërroi çatinë e saj. Ajo u rindërtua 13 vjet më vonë.
#Nantes | Courage aux sapeurs-#pompiers du @SDIS44 engagés sur l’#incendie à la cathédrale Saint-Pierre-et-Saint-Paul de #Nantes.
Protéger, secourir et sauver. pic.twitter.com/z8ZaigcI3s— Pompiers de France (@PompiersFR) July 18, 2020