Aktivistja shqiptaro-amerikane e cila i është bashkuar këto ditë nismës së Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka konstatuar ndër të tjera, gjatë kohës që ka jetuar në Tiranë, se shqiptarët gënjejnë gjatë gjithë kohës.
Evi Kokalari thotë se që në fillim kthimi i saj në Shqipëri u keqkuptua, pasi njerëzit menduan se ajo do të zgjidhej kryetarja e ardhshme e Partisë Demokratike.
Lidhur me sulmet ndaj saj, Kokalari tha se në Shqipëri “njerëzit gënjejnë gjatë gjithë kohës”.
“Ardhja ime u keqkuptua, menduan që unë isha për drejtimin e PD-së. E kisha thënë disa herë, por nuk më besonin se këtu gënjejnë gjithë kohës njerëzit”.
“E kisha thënë që nuk do të isha pretendente për kreun e PD-së”, tha ajo, e ftuar në Abc. “Sot po mendoja faktikisht, po të shohësh rrugën që kemi bërë deri tani, ka kaq shumë që na kanë sulmuar, është si një luftë që duhet t’i kalosh të gjitha pengesat por në fund të fundit ne fituam. Këta që më sulmojnë do harrohen”, u shpreh Evi Kokalari.
Ajo pretendon se po i sjell frymën e konservatorizmit amerikan nismës së Rithemelimit të Partisë Demokratike, prandaj edhe ka qenë aktive gjatë këtyre muajve në Shqipëri.