Aktualitet

Person me precedent penal, ja kush është 30-vjeçari që u plagos në Korçë (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:33 - 02/03/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë. Mësohet se e 30-vjeçari i plagosur është Igli Qani.






I riu mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 5 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.


Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike.







30-vjeçari ka munduar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar autorit, por ky i fundit e ka ndjekur, duke e qëlluar dhe plagosur në këmbë.



Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është sinjalizuar edhe policia, e cila nuk ka mundur të kapë autorin, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas