Aktualitet

Personazhet e njohur shpërthejnë ndaj pesë autorëve që abuzuan seksualisht me të miturën në Lezhë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 20/05/21 |
mapo.al

Ngjarja e rëndë e dhunimit seksual të 15-vjeçares në Lezhë nga pesë persona ka tronditur të gjithë vendin.






Qytetarë të thjeshtë dhe personazhe të njohur të ekranit apo rrjeteve sociale kanë shpërndarë masivisht ditën e djeshme fotot e personave që bënë aktin e shëmtuar.


Fjoralba Ponari, Graciano Tagani, Argjira Spanca, Noizy, Kejvina Kthella, Arjola Demiri, Bora Zemani e shumë e shumë të tjerë kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale fotot e autorëve.





“Mos pafshi hajër me sy”, “Doni djeg”, kanë qenë këto disa nga përshkrimet që personazhet e njohur kanë shoqëruar fotot e autorëve.



 



   

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u bë publike pak ditë më parë në media. Një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur. Dyshohet se ata e kanë detyruar të miturën me anë të shantazheve që të kryejë marrdhënie seksuale me ta.

Mësohet se vajza 15-vjeçare ka dalë fillimisht 17-vjeçarin me iniciale A.Gj.

Ai e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe më pas shokët e tij i kanë bërë shantazh duke i thënë që e kanë filmuar.

Ngjarja ka ndodhur javët e fundit, por vetëm dje, e mitura vendosi që ta denoncojë rastin. Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë i kanë arrestuar shtetasit e sipërpërmendur në flagrancë. Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Gjithashtu organet kopetente po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1,664


Etiketa: ,

Pas