Personazhe të njohur anembanë botës po postojnë së fundmi nën hashtag-un #DayOfSilence (Dita e Heshtjes) video ku shfaqen të heshtur, në kuadër të luftës kundër diskriminimit dhe ngacmimeve me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor dhe racor.
E gjitha kjo është një nismë e GLSEN (Gay, Lesbian & Straight Education Network), organizatës arsimore me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke marrë shkas nga fakti se 8 nga 10 studentë të LGBTQ në botë po përballen me dhunë verbale e jo vetëm, të famshëm si Julia Roberts dhe Ellen Degeneres kanë vendosur të postojnë video sensibilizuese. #DayOfSilence është përkrahur edhe nga njerëz të thjeshtë, të cilët janë shprehur se ka ardhur koha për t’i dhënë fund diskriminimit nëpër shkolla.
#DayOfSilence është quajtur kështu për të përfaqësuar në mënyrë simbolike heshtjen e nxënësve që i përkasin komunitetit LGBTQ. Kjo nismë pritet tanimë të manifestohet më 19 prill.
https://www.instagram.com/p/Bv__WwEHGSn/