Aktualitet

Personazhi i njohur edhe nga Shqiptarët, Simon Cowell thyen shpinën teksa i jepte biçikletës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:17 - 09/08/20 |
mapo.al

Personazhi i njohur i prodhimit të spektakleve, Simon Cowell ka thyer shpinën teksa ra nga biçikleta e vetë e re elektrike në oborrin e shtëpisë së tij në Los Angeles.


Moguli 60-vjeçar i muzikës u dërgua në spital dhe po i nënshtrohet operacionit, tha zëdhënësja e Cowell-it.


“Ai është duke bërë më mirë, është nën vëzhgim e mjekëve dhe është në duart më të mira të mundshme,” u shpreh zëdhënësja.


Cowell, i njohur më së shumti për shfaqjet në hit “The X Factor” dhe “Got Talent” i Britanisë, po kalon izolimin nga pandemia në SH.B.A., ku tani jeton.


Piers Morgan, një tjetër personazh i famshëm në Britani ishte mes atyre që uruan Cowell “një shërim të plotë dhe të shpejtë” në mediat sociale./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , , ,

Pas