Aktualitet

Personi i parë që është gati të testojë vaksinën anti-Covid





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 23/06/20 |
mapo.al

Mediat britanike bëjnë me dije se ekipi i shkencëtarëve në Imperial College në Londër ia dorëzoi dozën e parë të vaksinës së tyre anti-Covid-19 një vullnetari.


Vaksina fillimisht do të testohet tek 15 vullnetarë dhe në fazën e dytë testimi do të zgjerohet në 300 persona.


E ashtuquajtura vaksina e përforcimit të ADN-së përdor “copa të kodit gjenetik, në vend të virusit”, për të përdorur qelizat e muskujve për të prodhuar kopje të një proteine që gjendet në pjesën e jashtme të virusit.


Sipas Imperial College, kjo gjë forcon sistemin imunitar për t’iu përgjigjur koronavirusit në mënyrë që trupi ta njohë lehtësisht atë si një kërcënim.


“Ne po kërkojmë vullnetarë që të marrin pjesë në testimin tonë në qershor. Ata do të jenë të parë që marrin vaksinën”, tha profesori Robin Shattock më herët për mediat britanike


Etiketa: ,

Pas