Mapo Letrare

Përtej fjalëve vijnë ndijimet dhe percepsionet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:15 - 14/12/19 |
mapo.al

(Bashkëbisedim me Pierfranco Bruni, drejtor në Ministrinë e trashëgimisë, anëtar i Komisionit UNESKO për përhapjen e kulturës italiane jashtë vendit)



Pierfranco Bruni është një emër i njohur në kulturën tonë arbëreshe. U diplomua në degën e arkeologjisë. Aktualisht është drejtor në Ministrinë e trashëgimisë, anëtar i Komisionit UNESKO për përhapjen e kulturës italiane jashtë dhe kryetar i Qëndrës së studimeve GRISI. Ka botuar poezi, tregime dhe romane midis të cilave, Rruga Karmelitani, Për të mos të dashur më, Zjarr hëne, Nata e fundit e një gjykatësi, Vendi i erës, Pranvera e fundit, E më pas trokitën ëndrrat. Ka kryer studime letrare të letërsisë së viteve ‘900 me autorë të shquar italianë si Paveze, Pirandelo, Alvaro, Grizi, Levi, Kuazimodo, Ungareti, Gato, Pena, D’Anuncio.


Është edhe esist në lidhje me problematikat që lidhen me kulturën poetike të Greqisë së lashtë. Kohët e fundit shkroi librin për Fabricio De Andrenë ku spikat lidhja gjuhë poetike dhe muzikë. “Mesdheu” është libri Ese-tregime më i njohur. Tre romane : “Ekuilibri i humbur”, “Deti” dhe “Guacka” si dhe libri me poezi “Uliksi” janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.



Bashkëbisedoi Mark Simoni

Arkeologjia, duke qenë një fushë e juaja, por dhe një nga dëshmitë e forta që ka historia, a ka qenë e aftë të frymëzojë letërsi tek ju?

Arkeologji do të thotë të kërkosh dhe jo të gjesh. Jetojmë në jetën kërkimore, ose të kërkimit, si në letërsi. Kjo në kuptimin e thellë të jetës. Jeta është një kërkim i qëndrueshëm. Përtej fjalëve gjithçka bëhet një gërshetim midis ndijimit dhe perceptimit.

A mund të kemi nga ju një panoramë të letërsisë arbrëshe, dhe një profil të qartë mbi veçansitë e saj?

Shqipëria është një Tokë, jo vetëm me kujtime të lashta, por edhe me premtime. Kultura ka një rol predominues. Kultura transformon. Në Shqipëri kultura është themelore. Sa herë që kthehem aty, e gjej krejtēsisht të ndryshuar. Kultura dhe ballafaqimi i transformojnë proceset ekzistenciale.

Cilët janë autorët dhe veprat më të spikatura në këtë letërsi?

Magjia dhe misteri janë dy dimensione që i japin kuptim fjalës. Një fjalë që nuk e jetojmë si racionalizëm. Në letërsi nuk ekziston, ose në jetën e vërtetë të Letërsisë.

Duke qenë se keni udhëtuar shpesh në Shqipëri, a mund të na flisni opinionin tuaj, se si e përqasni letërsinë tonë, cilat janë anët pozitive që ka dhe sëmundjet që shfaq?

Për fjalën nuk mund të bësh sondazh, sepse ka nevojën që të jetojë në kohë dhe hapësirë. Hapësira është një kohë pa vija, ose pa horizonte dhe e paplotë. E njëjta kohë nuk mund të ketë plotësi, ashtu si vdekja. Nuk kryhet gjithçka me vdekjen. Këtë e kam jetuar në librat e mi. Jam jeta që jetoj. E shkruajmë gjithmonë në ditare.

Sipas optikës suaj, sa është e denjë letërsia shqipe të përfaqësohetjashtë vendit, dhe a është aq interesante sa të zgjojë kureshtjen dhe vemendjen e lexuesit të huaj?

Letërsia na bën të pavdekshëm. Jemi të pavdekshëm, si vetë fjala që jeton në heshtje dhe heshtja mbërthen klithjen e revolucionit të fjalës, midis magjisë dhe alkimisë. Pavdekësia është te letërsia që bëhet magji, mister, traditë.

A keni ndonjë sugjerim, për të mos thënë këshillë, për shkrimtarët dhe poetët e brezit të ri?

Besoj se kemi nevojë për Rilindjen. Rilindja e re është një labirinth. Miti fton çdo aventurë progresive, por kurrë historinë. Ja pse iu riktheva takimeve për Leonardon dhe Rafaelon. Dy modele të një Rilindje që hap perspektiva të dukshme ndaj një interpretimi të qytetërimeve.

Çmund të na thoni për letërsinë tuaj, veprat dhe projektet letrare që keni për të ardhmen?

Jam i bindur se aty ku historia këmbëngul, vdes arti. Pikërisht, Rilindja e re. Ajo Rilindje që nuk ka teknologji për të propozuar, por udhëtime që duhen eksploruar, ashtu si një ëndërr të pakrahasueshme.

A ka në letërsinë tuaj frymëzime, tema, apo subjekte që vijnë nga realiteti shqiptar, nga historija jonë, apo memorja historike?

Puna ime është rilindja. Rilindje do të thotë rekuperim i ëndrrave dhe t’i shohësh në vizionin e perspektivës me sytë e së ardhmes.Gjithçka bëhet jetë. Një imagjinatë që shkon përtej reales.

Ju i referoheni shpesh hapësirave të Lindjes apo Lindjeve, si duhet ta kuptojmë konceptin e shumësisë së Lindjeve?

Çfarë përfaqëson Lindja në jetën time? Jam i joshur nga Lindja, veçanërisht prej Ballkanit. Gjyshja ime ishte arbëreshe. Studiova në një vend të arbëreshëve. Gruaja ime është arbëreshe. Në shtëpi flasim pa problem “gjuhën arbëreshe”. Unë jam brenda kësaj bote. Librat e mi kumbojnë shumë prej jehonave të Lindjes që nuk është vetëm gjeografi fizike. Lindja është një kulturë e metafizikës që e mbaj brenda si një kohë dhe hapësirë. Një filosofi që të lejon të dëgjosh në zanatin tim të shkrimtarit. Udhëtimi im është mes mes sfumaturave të Lindjes ku kam udhëtuar dhe nuk rresht kurrë së udhëtuari. Një prej librave të mi që kryesisht nuk më braktis është pikërisht “Guri i Lindjes”. Të gjithë librat na tregojmë, ky më tregon në mënyrë të veçantë. Jeta që jetoj është e bërë nga letërsia dhe letērsia është në jetën time. Lindja është forca ime e vërtetë.


Etiketa: , ,

Pas